Presidenti i Serbisë, Aleskandar Vuçiq do të flasë sonte në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë pas formimit të Ushtrisë.

Burime të gazetës serbe ‘Blic’, thonë se Vuçiq në këtë mbledhje do të flasë për presionet ekonomike siç është taksa 100 për qind që Kosova ka vendosur ndaj Serbisë.

Po ashtu, do të diskutohet për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila sipas tij është e paligjshme dhe antikushtetuese.

Ekipi i ri negociues kosovar do jetë temë tjetër diskutimi, madje fokusi është të kryesuesi i këtij ekipi, Fatmir Limaj.

“Qëllimi nuk është që në këtë mbledhje të merret ndonjë vendim, por gjatë saj të fliten gjëra me rëndësi, të dëgjoj bota se çfarë po ndodh në Kosovë. Prandaj kanë kërkuar që mbledhja të jetë e mbyllur, kurse Serbia ka kërkuar të jetë e hapur”, shkruan gazeta, transmeton Ballkani.info.

“Sigurisht se do të diskutohet edhe për emërimin e anëtarëve të ekipit negociator të Kosovës, me theks të ve“Sigurisht se do të diskutohet edhe për emërimin e anëtarëve të ekipit negociator të Kosovës, me theks të veçantë për Fatmir Limajn. Vendet anëtare të OKB-së, por edhe të gjithë që e përcjellin mbledhjen do ta kuptojnë se për çfarë krimineli bëhet fjalë”, thekson tutje burimi i gazetës së afërt me Vuçiqin.

Sipas tij, qëllimi i Vuçiqit është që “t’i tregojë SHBA-ve, por edhe krijuesve tjerë të shtetit të Kosovës se çfarë përbindëshi kanë krijuar”.

Mbledhja fillon në orën 21:00. /Ballkani.info/