Vuçiq: Ndërtimi i rrugës Jarinje-Mitrovicë do të fillojë për një muaj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se ndërtimi i rrugës Jarinje – Mitrovicë do të fillojë për një muaj më së gjati, e cila sipas tij “ duhet të jetë si një pasqyrë”.

Kreu i shtetit serb e vlerësoi rrugën si të rëndësishme për të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë, ndërsa bëri të ditur se tashmë mjetet janë caktuar, raporton Tanjug.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Vuçiq, pasi ndoqi fillimin e ndërtimit të rrugës në Surçin, ai tha se ndërtimi i Qendrës Klinike në Mitrovicë dhe spitalit në Graçanicë do të fillojnë gjatë verës.