Vuçiq mbron të dyshuarin kryesor për vrasje, kurse sot lutet për shpirtin e Ivanoviqit

Bashkëshortja e Oliver Ivanoviqit, të vrarë sot një vit në veri të Mitrovicës, Milena Ivanoviq, thotë se nuk dëshiron ta politizojë tragjendinë që i ka ndodhur familjes së saj.

Ajo ka thënë se i vije mirë që në tempullin e “Sveti Savës” në mënyrë të qetë dhe dinjitet është shënuar përvjetori i vrasjës së Ivanoviqit, transmeton Ballkani.info.

Përveç Milena Ivanoviqit dhe të birit, Bogdanit, në Beograd, sot në mëngjes, nderime kanë bërë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrja, Ana Bërnabiq, i ashtuquajturi drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore.

Deri më tash Policia e Kosovës i ka arrestuar tre serbë të dyshuar për vrasjen e tij dhe të cilën po mbahen në paraburgim.

Megjithatë, i dyshuari kryesor, Milan Radojiçiq po mbrohet nga shteti serb. Ai kishte ikur nga Mitrovica në momentin e arrestimit të tre serbëve.

Radojiçiq është marrë në pyetje në Serbi dhe atij në mbrojtje i ka dalë edhe presidenti Vuçiq dhe i tërë aparati shtetëror serb. /Ballkani.info/