Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte se kryeministri i Kosovës, Alibin Kurti e “ka bërë një truk të mirë, por afatshkurtër”.
Vuçiq tha në TV Pink National Journal se ai nuk beson se “ai mashtrim mund të funksionojë më”, transmeton Ballkani.info.
“Ai paraqiti idenë e nënshkrimit të të tri dokumenteve, Brukselit, Ohrit dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pse e solli atë ide, sepse ishte e qartë se Serbia nuk mund ta nënshkruante. Por ishte një truk, sepse të gjithëve e kanë të qartë se nuk do të përmbushë gjithçka, është vetëm për të fituar kohë”, tha Vuçiq.
“Ai nuk do të bëjë asgjë, e them paraprakisht, siç e kam thënë qindra herë”, ka shtuar presidenti i Serbisë.
Vuçiq dje në Bruksel ka refuzuar ta nënshkruar marrëveshjen, kurse Kurti ka qenë i gatshëm. Arsyetimi i Vuçiqit ka qenë se ai nuk mund ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe ulësen në OKB. /Ballkani.info/







