Kryeministri

Vuçiq kundërshton Haradinajn: Nuk është Mogherini, këta janë fajtorët për dështimin e dialogut

Aleksandar Vuçiq ka mohuar sugjerimet e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini është fajtore për situatën aktuale në dialog.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mohuar sugjerimet e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini është fajtore për situatën aktuale në dialog.

Ai ka theksuar se për këtë fajtor mund të jenë vetëm Beogradi dhe Prishtina. Vuçiqit i është kërkuar ta komentojë deklaratën e Haradinajt se Mogherini është fajtore për dështimin e dialogut dhe ai theksoi se nuk pajtohet me të, transmeton lajmi.net.

Vuçiq gjatë vizitës së sotme në Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) ka theksuar se princi, sheiku Mohamed Bin Zayed Al Nahjan ka këshilluar Serbinë ta ruajë paqen.

“Ai e njeh shumë mirë situatën në regjionin tonë, por për herë të parë ka thënë që t’i shmangemi çdo lloj përplasjeje dhe të gjejmë zgjidhje të Kosovës me amerikanët dhe rusët, e që do të pranohet edhe nga evropianët. Ai e kupton se sa është me rëndësi”, u shpreh Vuçiq.