Në konferencën e jashtëzakonshme pas vendosjes së masës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe nga Qeveria e Kosovës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nder tjerash i ka lutur shqiptarët që sa më shpejt të arrijnë marrëveshje.

“Ju lutem shqiptarëve, ta kuptojnë se nuk mund të bëjnë asgjë pa marrëveshje me Serbinë, sikur që as ne nuk do të bëjmë asgjë për të ardhmen tonë pa marrëveshjeve me juve”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, shpreson se paqja do të mbizotërojë në rajon pas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

“Shpresoj që paqja të mbizotëroj dhe mos të ketë tensione. Ne do ta japim kontributin tonë në këtë paqe, por e lusim palën shqiptarë që të arrijmë marrëveshje”, tha ai, transmeton Ballkani.info.

Tutje ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës duket e vendosur që t’i shkojë deri në fund mbajtjes së masës, pa marrë parasysh prej reagimeve në Bruksel.

“Do t’i shkojnë deri në fund, pa marrë parasysh se e tërë bota është kundër tyre. Gjëja e dytë është se më nuk mund të flisni për hapa racional, civilizues dhe vetëm duhet t’ju frikësohi hapave të ardhshëm”, tha Vuçiq.

“Masa do të ketë pasoja katastrofale për tërë rajonin. Shpresoj se bashkësia ndërkombëtare do të ndikojë që ata që e kanë marrë këtë vendim të mendojnë racionalisht. Këto hapa të pamenduar mund të cojnë deri te situata katastrofale. Kjo duhet të ndalet, tjetër opsion nuk ka”, tha ai.

Ai sërish e ka pasur një lutje për Qeverinë e Kosovës. “Ju lutemi tërhiqeni masën, shtensionohi”, tha Vuçiq. /Ballkani.info/