Vuçiq komenton propozimin slloven për Ballkanin, thotë se askujt nuk po i pengon Shqipëria e Madhe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se “nuk e kuptojnë pse askush në “çarshinë e Beogradit” nuk bënë zhurmë për atë që disa çdo ditë ofrojnë një Shqipëri të Madhe, por janë të shqetësuar për ndarjen paqësore të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe shtoi se disa sulmojnë diçka pa pasur lidhje se për çfarë bëhet fjalë”, raporton Tanjug.

Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me propozimin e pretenduar të kryeministrit Slloven Janez Jansha mbi ndarjen paqësore të BeH, Vuçiq deklaroi se “meqenëse ai nuk di për ndonjë dokument, nuk është i gatshëm të dënojë ose lavdëroj diçka që nuk ka pa”.

Ai iu drejtua, siç ka pretenduar, “çarshisë së Beogradit” e cila e sulmoi propozimin e pretenduar, se nuk është e qartë për të se si ata mund të dinin se për çfarë bëhej fjalë”.

“Ju nuk keni lidhje për çfarë bëhet fjalë, nuk keni ide nëse është e vërtetë apo jo, nëse ka diçka apo jo. Unë nuk e di, por a besoni vërtet se ju e dini, nëse unë nuk e di”, ka thënë presidenti i Serbisë.

Vuçiç pretendon se “e thotë këtë jo për të dënuar dikë, por për të treguar se sa i theksuar është autoshovinizmi te serbët dhe te një pjesë e elitës serbe”, siç thotë ai, “kuazi-intelektuale”, e cili mendon se çdo herë kur dikush mendon se serbët duhet të fitojnë diçka, edhe nëse kjo nuk është e vërtetë, që atij duhet t’i “hiqet koka”.

Ka thënë se askush prej tyre nuk tha asnjë fjalë të vetme për faktin se “kufijtë e Serbisë po ndryshojnë”.

“Çdo ditë po e coptojnë Serbinë, dhe çdo ditë mburren me këtë dhe thonë se është normale. Për ju është normale që Parlamenti Evropian dërgoi kërkesë zyrtare në Serbi, por edhe për pesë vendet e BE-së që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës, që doemos duhet ta njohin atë. Dhe pastaj ju vini të na shpjegoni se si duhet ta pranojmë copëtimin e territorit tonë”, ka thënë Vuçiq.

Qëndrimi i Serbisë ndaj BeH, siç pretendon ai, “është respektimi i integritetit të BeH, por edhe sovraniteti aty ku ekziston sovraniteti institucional dhe sovraniteti institucional i entiteteve”.

“Por nuk kuptoj pse lejohen disa tema, pse askush në “çarshinë e Beogradit” nuk bënë zhurmë për atë që ata çdo ditë ofrojnë një Shqipëri të Madhe”, ka thënë ai.