Vuçiq kërkoi përjashtimin e sllovenes kritike Tanja Fajon nga ekipi për Serbinë, refuzohet nga Parlamenti Europian

Mediat serbe kishin njoftuar se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, kishte kërkuar përjashtimin e deputetes sllovene të Parlamentit Europian si në dialogun mes pushtetit dhe opozitës serbe, kjo kërkesë ishte refuzuar nga PE.

Vucic pasi nuk ‘ishte i kënaqur’ me pjesëmarrjen e Fajon në delegacionin e Parlamentit Europian që po ndërmjetëson dialogun mes opozitës dhe pushtetit të dominuar nga partia e Vucic.

Fajon që ishte një kritike e ashpër e qeverisë serbe për dominimin e mediave dhe shtypjen e lirisë së mediave shpesh nuk pëlqehet nga partia në pushtet. Kjo kritikë për Vucic nuk drejtohet vetëm nga Fajon, disa vite rresht BE i tërheq vërejtjen Serbisë se nuk ka vetëm ngecje por edhe kthim prapa në sundimin e ligjit në Serbi.

Fajon për rrjetin televiziv N1 tha se pala serbe ka lirinë të thotë se çfarë të dojë, por Parlamenti Europian ka rregullat e veta.

Fajon shtoi se pas shpalljes së zgjedhjeve për vitin 2022 në Serbi tani është e domosdoshme të përmbushen obligimet e fazës së parë të negociatave.

Fajon si kryetare e komitetit të Parlamentit Europian për stabilizim dhe anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Europian nga ky post ka ndjekur ngjarjet në politikën serbe. Ajo kishte kritikuar Serbinë për kushtet në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në qershor të 2020’s.