Askush në rajon nuk mund të krahasohet me Ushtrinë e Serbisë, deklaroi sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pasi që mori pjesë në ushtrimin ushtarak në vendin e quajtur livadhet e Pasuljanikit.
Përveç kësaj, ai paralajmëroj edhe investime tjera në Ushtrinë e Serbisë, si në armatim ashtu edhe në pajisje, duke shtuar se me këtë do të rritet standardi i pjesëtarëve të saj.
Sipas tij, Ushtria e Serbisë, kur ai e ka marrë pushtetin në vitin 2012, e kishte vetëm një aeroplan MIG 29 në gjendje të rregullt, por sot kanë fluturuar tetë, ndësa deri në fund të vitit 2019 Ushtria e Serbisë do t’i ketë 14 fluturake në përbërjen e saj, transmeton Ballkani.info.
Buxheti i Ministrisë serbë të Mbrojtjes për vitin e ardhshëm do të jetë rretj 650 milionë euro, kurse realisht sipas Vuçiqit, ky buxhet shkon deri në 1 milird e 50 milionë euro.
Tutje ai tha se ushtria serbe në krahasim me pesë vitet e kaluara, tash është dukshëm më profesionale dhe e armatosur, duke shtuar se kjo ushtri do të kontribuoj në ruajtjen e paqes dhe lirisë së Serbisë.
“Këtë po e bëjmë që ta ruajmë paqen dhe lirinë e vendit tonë”, tha ai. /Ballkani.info/
https://www.youtube.com/watch?v=EgMf0NmlajI







