Vuçiq: Kemi arritur të furnizojmë dyqanet në veri të Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se është i kënaqur, sepse gjatë ditëve të fundit Serbia ka arritur të furnizojë me mallra dyqanet në veri të Kosovës.

“Nuk është gjithmonë lehtë dhe besoj se do të sigurojmë që njerëzit të mos jenë të uritur dhe të etur, por të kenë një jetë normale”, tha Vuçiq, shkruan “Beta”.

Sipas tij “kriza në veri të Kosovës vazhdon, por në një masë shumë më të vogël, sepse shumë punë është bërë në ditët e fundit”.

“Shpresoj se ditëve në vijim do t’ia dalim të kryejmë furnizime shtesë me mallra të konsumit të përgjithshëm edhe dyqanet e tjera, në tërë Kosovën”, tha ai.

Kreu i Serbisë po ashtu paralajmëroi se gjatë shtatorit ose tetorit do ta vizitojë Kosovën.