Politico

Vuçiq ka pranuar letër nga Trumpi me përmbajtje të njëjtë sikur letra e Thaçit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pranuar letër nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, të ngjashmë me atë që sot e ka publikuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë e bënë të ditur portali i njohur evropian, Politico.eu.

Politico vlerëson se në një intervenim të befasishëm në bisedimet e bllokuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Trumpi në letër shkruan për mundësinë që Thaçi dhe Vuçiq të takohen në Shtëpinë e Bardhë në rast të arritjes së marrëveshjes, shkruan Ballkani.info.

“Vuçiq ka pranuar letër të ngjashme nga Trumpi”, raporton “Politico”, duke u thirrur në këshilltarin e Vuçiqit për media.

“Politico” vlerëson se Trumpi në këtë mënyrë pikërisht i ka dërguar mesazh kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e ka kritikuar qasjen e Thaçit në negociatat e Brukselit dhe po mban një vijë të fortë kundër Serbisë, përfshirë edhe vendosjen e taksës 100 ndaj mallrave të Serbisë. /Ballkani.info/