Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të shkojë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pa marrë parasysh se a do të jetë e japur për publikun “për të thënë të vërtetën”.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit pritet të mbahet së shpejti pas kërkesës së Rusisë e cila erdhi me formimin e djeshëm të Ushtrisë së Kosovës.

Ai ka folur edhe për marrëveshjen e Brukselit, duke e quajtur atë “kompromis të vështirë”, por “Beogradi ka plotësuar obligimet e tij”.

Presidenti serb për tv prva ka folur edhe për taksën e Kosovës ndal mallrave serbe, shkruan Ballkani.info.

“Ata po dëshirojnë ta provokojnë Serbinë me këtë taksë dhe që të hyjmë në përleshje të armatosura. Ne kemi arritur t’i ikim asaj gracke dhe kështu do të ndodh edhe në të ardhmen”, ka thënë ai.

Sipas tij vendimi për taksën është i mërzitëshëm. “Është i mërzitshëm, sepse e ka ndalur tregtinë. Ajo do të thotë se ne nuk mund të fitojmë para, dhe se në vend të 500 milionëve në vit, ndoshta do të kemi vetëm 50 milionë vlerë të mallrave të shitura”, ka thënë ai.

Vuçiq ka shtuar se Serbia nuk do të lejoj katastrofë humanitare të popullësisë serbe në Kosovë.

Më herët foli për Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte se “mundimi më i madh për Serbinë është Kosova”.

Ai ka thënë se parlamenti kosovar e ka miratuar sot Rezolutën për dialog me Serbinë dhe me këtë i ka vendosur “tri kishte shumë të rëndësishme”.

“Ata kanë dalë me tri pika shumë të rëndësishme dhe nuk e di se kujt i janë drejtuar ato. Sigurisht mendojnë që të bëjnë presion ndaj Serbisë, por nuk mendoj se besojnë se dikë këtu mund të frikësojnë. Ndoshta kjo është për konsum të brendshëm”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

Ai i ka sqaruar ato tri kushte: “Që secila marrëveshje duhet të çojë deri te Republika e Kosovës, që të konfirmohet paprekëshmëria e kufijve të Republikës së Kosovës dhe se duhet të mbahet tërësia territoriale sipas parimit unitar, pra nuk mund të jenë pjesë e ndonjë federate pjesë ta caktuara të territorit”.

Sipas tij, në këtë mënyrë “ata po dëshirojnë t’ia mbyllin dyert dialogut”.

“Kanë thënë – i duam të gjitha dhe me çdo çmim, kurse jemi të gatshëm për dialog. Për çfarë të flasim atëherë në bazë të asaj letre”, ka thënë Vuçiq. /Ballkani.info/