Vuçiq i kënaqur nga takimin me Macron, s’pritet të ketë takim me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u shpreh i kënaqur me takimin që pati me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris dhe theksoi se ishte takimi më i rëndësishëm nga të gjithë në kryeqytetin francez. Ai tha se me Macron ka biseduar edhe për situatën në Kosovë, por se nuk mund të flasë për detaje.

“Më duket se e respekton që nuk e gënjej dhe se them të vërtetën dhe bëjmë atë që themi. Besoj se mund të nënshkruajmë gjëra të mëdha në Beograd kur të vijë ai, do të ketë shumë detaje për të cilat do të flasim. Sot nuk është momenti për të gjithë”, tha Vuçiq.

I pyetur nëse Macron ka bërë ndonjë propozim për zgjidhjen e situatës në Kosovë, Vuçiq tha se serbët nga Kosova publikisht kanë shkruar në deklaratën e tyre zyrtare se cilat janë kushtet për t’u kthyer në institucione, por se ne jemi “shumë larg” nga kjo. .

“Ishte një takim i mirë nga pikëpamja e marrëdhënieve tona dypalëshe, disa marrëdhënieve të tjera, por nuk mund të flas për të gjitha”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se Macronit ia ka treguar dokumentet për targat, ku thuhet se është e mundur të përdoren targa KS neutrale për statusin së bashku me RKS të kërkuara nga Prishtina.

Kur është fjala për një takim të mundshëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Paris, Vuçiq thotë se ka pasur mundësi për një takim dhe se është gjithmonë i gatshëm, por se nuk beson se do të ndodhë.

Në pyetjen e një gazetari për planin e pretenduar trepikësh për zgjidhjen e situatës në Kosovë, thelbi i të cilit është që të dyja palët të pranojnë propozimin gjermano-francez dhe se Serbia pranon që të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në kuadër të atë propozim, Vuçiq pyeti “çka mendoni se dikush po na jep diçka që gjoja duhet ta marrim në një lloj marrëveshjeje përfundimtare, dhe kjo është gjëja e parë që duhet të respektohej në marrëveshjen e parë”.

“Nuk ka asgjë me këtë”, tha Vuçiq.