Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sonte pritet t’u drejtohet serbëve në lidhje me zhvillimet e fundit.

Duke nisur nga ora 21:00, Vuçiq do të flasë lidhur me këto zhvillime, si dhe pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shkallëzimin e vendimit për targat.

Përpos kësaj, Vuçiq në këtë deklarim pritet që të komentojë edhe tërheqjen e serbëve të Kosovës nga funksionet shtetërore, si dhe tema të tjera që lidhen në raportet në mes dy vendeve.