Vuçiq flet për okupim në Veri: Duhet t’i vijë fundi, ne do të vendosim kur

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i konsideron okupim zgjedhjet e së dielës në katër komunat veriore të vendit.

Vuçiq tha se të dielën s’pati probleme “sepse serbët u pajtuan që të shkonte këtu”.

“Përndryshe nuk do të kishit mundur të hyni në veri të Kosovës”, tha presidenti serb.

Vuçiq tha se “okupimit duhet t’i vijë fundi” dhe se ata do ta zgjedhin momentin kur do të bëhet, përcjell Gazeta Express.

“Kjo tregon se si duket errësira për demokracinë, kjo tregon se si lejohet çdo gjë për t’i poshtëruar serbët, por edhe kjo tregoi se si serbët janë një popull i fortë që di t’i mbrojë interesat e tij pavarësisht kërcënimeve jo të vogla dhe jo të padëmshme. Më e rëndësishmja është ruajtja e paqes, okupimit duhet t’i vijë fundi, ne jemi të vetmit që zgjedhim momentin”, tha Vuçiq.