Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se kryeministrja Ana Bërnabiq nuk ka folur për tërë popullin shqiptar kur ka folur “për njerëzit nga mali”, por këtë e ka menduar për udhëheqësit kosovarë, respektivisht Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin.

“Ajo nuk ka folur për tërë popullin, por për ata të tre. Jo, a mos janë të bukur, akademik, piktorë dhe letrar”, ka thënë Vuçiq në Loznicë, transmeton Ballkani.info.

Duke komentuar reagimin e BE-së për deklaratën poshtëruese të Ana Bërnabiqit, Vuçiq ka thënë se është i befasuar se njerëzit nga BE-ja kanë se kjo është deklaratë fyese, por atyre nuk iu ka penguar që presidenti kosovare, Hashim Thaçi ka deklaruar se “nuk do ta respektojë marrëveshjen të cilën e ka nënshkruar dhe e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

“Është interesant se askush nga BE-ja nuk ka reaguar për atë që tha Thaçi. Por kjo është e qartë në raportin që disa ka ndaj neve. Nuk është asgjë e re kjo”, ka thënë ai. /Ballkani.info/