Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit për Siguri Kombëtare, se Serbia po përgatit masa, por që nuk do të ketë kundër-masa, e as nuk do të shkelet marrëveshja e CEFTA-s dhe marrëveshjet tjera.
“Ne do të reagojmë racionalisht, qetë dhe me përgjegjësi”, ka thënë Vuçiq, transmeton Ballkani.info.
Sipas tij, Serbia dëshiron ta ruaj paqen, transmeton Ballkani.info.
Ai ka thënë se Serbia nuk do ta ndermarrë asnjë kundër-masë, sepse, si partner i besueshmë, nuk dëshiron që të cenojë Marrëveshjen për Asociim Stabilizim dhe as marrëveshjen e CEFTA-s.
Vuçiq e ka komentuar edhe deklaratën e përfaqësuesit së lartë të BE-së, Federica Mogherini e cila e ka ftuar Qeverinë e Kosovës ta tërheqë masën 100 për qind ndaj mallrave serbe.
“Faleminderit Mogherinit”, ka thënë ai.
“Do të gjejmë edhe plan bazik edhe rezervë”, ka shtuar ai.
Sipas tij, ai nesër do të takohet me serbët e Kosovës.
“Nuk do t’i ndalim kamionët, por dëshirojmë të tregojmë dallimin ndërmjet sjelljes tonë dhe të tyres”, tha ai.







