Presidenti serb

Vuçiq eskalon në Davos: Kurti merr mbështetje nga amerikanët dhe gjermanët, sulmuesit në Mitrovicë u paguan!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq iu drejtua publikut nga Davosi.

Ai ka folur për shpërthimin e mbrëmshëm në veri të Mitrovicës.

“Është turp të thuash se bombën e hodhën serbët. Ata po e bëjnë për para dhe sepse dikush i ka paguar. Ne jemi ende duke hetuar dhe nuk do të doja të nxjerrim përfundime. Besoj se do ta dimë natyrën e sulm në një kohë të shkurtër”, tha Vuçiq, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, bëhet fjalë për vendosmërinë e Serbisë, pasi që do të kenë shumë sfida “me njerëz të papërgjegjshëm në Prishtinë”.

“Është e qartë për ju se ai (Kurti) nuk do të turpërohet para asgjëje. Nesër do ta diskutoj këtë me shumë njerëz. Shpresoj që amerikanët të mos qëndrojnë pas kësaj”, tha Vuçiq, transmeton B92.

Vuçiq shtoi se Albin Kurti merr mbështetje nga amerikanët dhe nga Berlini. /Ballkani.info/

BONUS VIDEO: Intervistë me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj