Sot në Banja Lukë është nënshkruar memorandumi për ndërtimin e dy qendrave përkujtimore kushtuar viktimave të Jasenovacit në Gradinën e Ulët dhe Beogradit.
Nënshkruesit e memorandumit, kryetarët e qeverive të Serbisë dhe Republikës, Ana Brnabiq dhe Radovan Vishkoviq, morën përsipër të sigurojnë kushtet për ndërtimin e këtyre dy qendrave.
Në nënshkrim morën pjesë presidenti i entitetit serb, Milorad Dodik, ish-anëtarja e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviq, si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“RS dhe Serbia kanë bashkëpunimin më të mirë të mundshëm, i cili nuk është i drejtuar kundër askujt në Bosnje dhe Hercegovinë,” tha Dodik.
Ai ka deklaruar se sanksionet e vendosura ndaj tij nga SHBA-të janë armiku i popullit serb që e ka bombarduar.
“Ata po mundohen të sjellin Serbinë dhe Republikwn Serbe në një anë negative”, tha Dodik, duke aluduar për SHBA-në.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, në konferencën pas nënshkrimit të Memorandumit tha se nuk është pritur askund si sot në RS.
“Ju kam borxh një falënderim të veçantë”, tha ai.
“Serbia respekton Kartën e OKB-së dhe nuk zgjedh nëse i përshtatet apo jo në raste individuale, ne respektojmë parimet e së drejtës ndërkombëtare, kështu që Serbia do të respektojë Marrëveshjen e Dejtonit. Serbia ka respektuar, respekton dhe do të respektojë integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës si dhe integritetin e dy entiteteve dhe tre kombeve përbërëse”, ka theksuar Vuçiq.
Ai shtoi se pret që Bosnja dhe Hercegovina të respektojë integritetin territorial të Serbisë, gjë që nuk ishte rasti gjatë votimit në Këshillin e Evropës.
Duke komentuar sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj udhëheqjes së RS-së, Vuçiq tha se qëndrimi zyrtar i Serbisë është se politika e sanksioneve prodhon efekte të këqija.
“Ne i konsiderojmë sanksionet kundër udhëheqjes së RS si të papërshtatshme dhe të pamerituara. Prandaj, Serbia do t’i trajtojë personat e sanksionuar sikur të mos ekzistojnë sanksionet”, ka thënë ai. /Ballkani.info/







