Vuçiq e Putin veç e ‘zgjerojnë’ miqësinë, ky i fundit i dhuron një pushkë që i takonte një personi të veçantë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se është befasuar së fundi me një dhuratë nga homologu rus, Vladimir Putin- që ishte pushka e Milan Obrenoviq.

“Unë kam marrë diçka, deri më tani, duke mos llogaritur çmimet, dekoratat që kam marrë, të preferuarat e mia – pushka origjinale e Milan Obrenoviqit që Rusia e bleu në një ankand ndërkombëtar këtë vit dhe ishte dëshira e Putinit që të ma dhuronte”, tha ai.

I pari i Serbisë falënderoi Putin-in për dhurimin e kësaj pushke që i takonte mbretit të Serbisë nga periudha 1872-1889.

“Pushka e mbretit Milan Obrenoviq, dhurata e Presidentit Putin. Nderim i jashtëzakonshëm, faleminderit shumë”, ka shkruar Vuçiq.