Vuçiq e nxjerr në Kuvend “foton” duke buzëqeshur me Kurtin, deputetëve iu lexon lajme të mediave kosovare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili me udhëzimet e mazhorancës qeverisëse dhe me ndihmën e kryeparlamentarit drejton debatin në Kuvend lidhur me planin franko-gjerman për Kosovën, ka shfaqur një foto me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit dhe ka folur për bisedën e tij të përgjuar kur Zoran Gjingjiq u vra. Diskutimi ngjan gjithnjë e më shumë me fjalimet e zakonshme të Vuçiqit për publikun, ai madje ofroi edhe rritje të pensioneve në këtë seancë kur po flitet për Kosovën.

Gjatë diskutimit për Kosovën, Vuçiq është ndalur edhe në tema ekonomike. Ai deklaroi se mezi pret që borxhi publik i Serbisë të jetë si ai i Gjermanisë, por kjo do të ndodh “pas një mijë vjetësh”.

Duke iu përgjigjur deputetit të DS-së, Sërgjan Milivojeviq, Aleksandar Vuçiq ka treguar një foto të Albin Kurtit me shefin e diplomacisë greke, Nikolas Dendias dhe më pas të njëjtin me të në vend të Dendiasit, duke pretenduar se Milivojeviqi përdor fotomontazhe të tilla.

Ai ka treguar edhe raportet e mediave të Kosovës me një foto të Milivojeviqit, duke thënë se raportojnë se një deputet serb pretendon se presidenti i Serbisë i është gëzuar vrasjes së kryeministrit dhe kryetarit të DS-së, Zoran Gjingjiq.

Ai deklaroi se, për fat të tij, “qeveria demokratike” i përgjonte bisedat që ai kishte si opozitë me presidentin e atëhershëm të SRS-së së tij, Vojisllav Sheshel, dhe se në atë bisedë, kur u pyet nëse njerëzit ishin të lumtur për vrasjen e Gjingjiqit, Sheshel ka përsëritur dy herë se “nuk është normale që ata të jenë të lumtur për këtë.” /Ballkani.info/