Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar dorëheqjen e Aleksandar Vulinit nga posti i drejtorit të Agjencisë për Informim të Sigurisë (BIA) në një paraqitje të ftuar në Ditarin Kombëtar në TV Pink.
“Aleksanadr Vulin është miku im dhe dikush me të cilin kam kaluar shumë kohë, e kuptoj reagimin e tij, por ai nuk e ka humbur kokën, apo diçka të tillë”, tha Vuçiq, transmeton Ballkani.info.
Ai shtoi se ndaj Vulin ka pasur presione që kur ai ka marrë postin e drejtorit të BIA-s.
“Sigurisht që ka pasur presione që kur është emëruar në këtë pozitë, por ne nuk e kemi ndryshuar, ai e di shumë mirë se si funksionon dhe cilat kanë qenë pasojat apo cilat mund të jenë pasojat”, tha Vuçiq.
“Nuk mund të komentoj më tej, jo vetëm se jam president i republikës, por jam i detyruar të mbaj sekrete dhe nuk mund të flas për gjëra të tilla”, shtoi ai.
Vuçiq më pas falënderoi Vulin për shërbimin e tij.
“Dua ta falënderoj për kontributin që ka dhënë në ruajtjen e sigurisë së Serbisë, që vendi ynë të jetë i pavarur. Kjo është një nga çoroditjet e politikës që ne të gjithë e udhëheqim, kur them të gjitha dua të them SNS”, tha presidenti.
Duke komentuar deklaratën e Zorana Mihajloviqit se ka faj që Vulin nuk është shkarkuar më herët nga posti i drejtorit të BIA-s, Vuçiq ka thënë se “Aleksandar Vulin nuk është agjent rus, por disa prej tyre janë agjentë të SHBA-së”. /Ballkani.info/







