“Forcat tona janë padyshim të fuqishme në raport me nevojën që ta parandalojnë secilën mundësi që kushdo qoftë të kryej ndonjë sulmi apo aksion kundër Serbisë”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës në Medvegjë.

“Aq janë të fuqishme, bindëse dhe të besueshme në secilin kuptim, profesionalisht dhe të guximshëm”, ka theksuar presidenti serb dhe ka shtuar se ka forca të mjaftueshme në rripin “e vijës administrative, që mund të intervenojnë në çdo moment.

Vuçiq, në fshatin Lebane të Medvegjës, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se si të ndalohen “sulmet e shqiptarëve, siç ishte ai në dy fshatra të Kurshumlisë”, ka thënë se mendon se reagimi pas kësaj ngjarje ka qenë i tepëruar, transmeton Ballkani.info.

Vet policia serbe e ka quajtur spekulim sulmin e shqiptarëve.

“Po flasim për plaçkitës të cilën kanë hyrë për të vjedhur shtëpi të zbrazta. Siç kanë thënë të rinjtë, kanë hyrë në shtëpi, e kanë ditur se janë të zbarzta dhe kanë hyrë që të vjedhin gjithçka”, ka shtuar ai.

“Sa i përket forcave tona, ato janë mëse të mjaftueshme që të intervenojnë në çdo kohë. Njerëzit nuk duhet të brengosën. Sa i përket raporteve shqiptaro-serbe nuk ka hapësirë për brengosje”, ka thënë ai. /Ballkani.info/