Vuçiq e akuzoi si vrasës të Oliver Ivanoviqit, mediat serbe e publikojnë emrin e Florim Ejupit (FOTO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka përmendur Florim Ejupin si të akuzuar për vrasjen e ish politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

Pas deklaratës së tij, Ejupi është vënë në ballinat e gazetave serbe.

“Shqiptari sulmues me bombë i lidhur me vrasjen e Ivanoviqit”, është titulli që i ka vendosur artikullit të saj, Blic.rs.

Te “Alo.rs”, shkruan: “Florim Ejupi e ka vrarë Oliverin”.

“I mbrojturi i CIA-s “truri” i likuidimit të Ivanoviciqt”, është titulli i Vecernji Novosti, kurse “Jemi të bindur se kush e ka vrarë Oliverin”, është titulli i gazetës “Politika”.

Edhe “Blic” është në të njëjtën linjë. “Bomberi shqiptar i lidhur me vrasjen e Ivanoviqit”.

“Pyes pse nuk po na i japin videot nga Aeroporti i Tiranës, Rinasi? Përsë nuk mund të gjejmë dëshmi se çfarë ka bërë Florim Ejupi i cili është nën vëzhgim në Gjermani dhe çfarë ka bërë ai në Aeroportin e Tiranës, prej nga ka udhëtuar drejt Gjermanisë. Çfarë ka bërë Nexhmedin Zekaj, i cili ka ndërruar emrin e tij në Lirim Zekaj më pas? Këto janë të gjitha pyetje për të cilat ne nuk mund të marrim përgjigje”, është shprehur sot Vuçiq, derisa ka akuzuar Ejupin për vrasjen e Ivanoviqit.

loading…