Vuçiq duke u munduar ta sulmojë Koshtunicën, ia zbulon dokumentin që konfirmon se me vendim special e liroi nga burgu Albin Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tregoi dje në Kuvendin e Serbisë, në një seancë të posaçme për Kosovën, vendimin për lirimin e Albin Kurtit nga burgu i Serbisë në vitin 2000.

Vuçiq tregoi listën e të falurve, me vendim të ish presidentit të atëhershëm të RFJ-së, Vojisllav Koshtunica, shkruan Demokracia.com.

– Presidenti i RFJ-së merr vendim për faljen sipas detyrës zyrtare të Albin Zaim Kurtit. Dhe në nënshkrimin e vendimit, Koshtunica, një hero i madh, ja këtu janë 1800 prej tyre nga Kosova, të cilët i njëjti hero i liroi nga ndjekja dhe dënimi i mëtejshëm, si ky heroi këtu, që goditi me duar dhe këmbë tavolinën duke menduar se ai ishte shumë i fortë dhe se dikush duhet të ketë frikë prej tij. Mos bërtisni, e kuptova që të tre jeni shumë seriozë, mendoni se u trondita nga guximi juaj”, tha Vuçiq, duke iu referuar Millosh Jovanoviqit, deputetit opozitar serb që dje tentoi ta sulmonte fizikisht atë. /Demokracia.com/