Presidenti i Serbisë

Vuçiq: Do të ketë më shumë arrestime, një sulm i paramenduar terrorist ai para Ambasadës së Izraelit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të ketë edhe arrestime të tjera lidhur me sulmin që ndodhi dje ndaj një polici në Ambasadën e Izraelit në Beograd.

Vuçiq theksoi se ishte një sulm terrorist tërësisht i menduar më parë dhe se asgjë nuk ndodhi rastësisht.

“Me sa kam dëgjuar mund të kem gabim, gjithçka ka qenë e përgatitur, duhen disa detaje më shumë, të plotësohet për prokurorin, që të ketë prova të mjaftueshme për të vazhduar procedurën, pra për arrestimin e personit”, tha Vuçiq gjatë vizitës në Prva.

I pyetur se deri kur do të jetë në fuqi alarmi i kuq, pra niveli i kuq i sigurisë, Vuçiq tha “autoritetet shtetërore të Serbisë do ta zgjidhin pjesën më të madhe deri të martën dhe pastaj gjithçka do të jetë në rregull”, shkruan Tanjug.