S’kanë të ndaluar raportimet dhe polemikat për ceremoninë e djeshme në Paris në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ku morën pjesë liderët kryesorë botërorë.
Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjithçka shkoi mirë deri në momentin kur liderët filluan të ulën në vendet e përcaktuara nga organizatori. Aty filluan polemikat e mëdha, pasi që Thaçi i ulë në rreshtin e dytë të liderëve botërorë, ishte pas Putinit, Tumpit, Merkelit, Macronit…
E homologu i tij serb, nuk ishte në atë grup, ai u vendos në pjesën inferiore të liderëve tjerë dhe kjo bëri që mediat dhe opinioni në Serbi të shpërthejnë me mllef kundër Francës.
Për këtë dje foli edhe Vuçiq, i cili edhe pse u mundua ta fshihte mllefin, tha se dihet kush janë shtetet e fuqishme dhe se nuk ka rëndësi kush ku ulet, shkruan Ballkani.info.

Ai ndër tjerash tha se Thaçi dje kishte tentuar t’ia jepte dorën Putinit meqe ishte pas tij, por se presidenti rus menjëherë e ktheu kokën sapo e pa kush ishte.
Vuçiq dhe as mediat pjesëmarrëse e që ishin me qindra, nuk arritën ta dokumentonin këtë që e tha presidenti rus. Askund nuk u pa ajo që tha serbi.
Brenda pak orësh Vuçiq u demantua. Thaçi postoi në Tëitter fotografi me presidentin rus. Aty shihen të dy presidentët duke biseduar dhe duke i shtrenguar duart.
E për këtë fakt, komentuesit serb e kanë “gozhduar” Vuçiqin.

“Prit, a është ai Hashim Thaçi, i cili pas shpine ia shtriu dorën Putinit”, shkruan një komentues në mediat serbe.
“Po a na tha Vuçiqi që Putini nuk e njihte kush është Thaçi? Po ne vërtetë nuk jemi normal”, shkruan një komentues tjetër. /Ballkani.info/








