Vuçiq: Ditë të zeza po vijnë për Serbinë. Kosova formon Ushtrinë dhe e merr elektrodistribucionin

Para nesh është një muaj i rëndë kur bëhet fjalë për Kosovën, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ka shtuar se qëllimi i Prishtinës është që më 28 nëntor ta formojë Ushtrinë e Kosovës.

Sipas Vuçiqit, Kosova njëkohësisht po tenton që ta merr menaxhimin ndaj Elektrorrjetit, që ai i referohet sikur është e Serbisë.

Ai tutje ka thënë se me “rastin e cenimit të punës së Elektrodistribucionit të Serbisë dhe tentimit që ta merret nën menaxhim nga Prishtina, do t’ju shkruaj gjermanëve dhe anglezëve, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, vendimi eventual i EnC (Energy Community Secretariat), më 9 nëntor, në dëm të Serbisë, do të ishte skandal absolut.

Më pas ai ka folur edhe për Ushtrinë e Kosovës.

“Kam njohuri se Ushtria e Kosovës do të formohet më 28 nëntor”, ka thënë Vuçiq në konferencë për media pas takimit me serbët e Kosovës.

Në anën tjetër, Vuçiq ka premtuar investime 50 milionë euro në Kosovë në 18 muajit e ardhshëm. /Ballkani.info/