Sulmi terroristë

Vuçiq del me video, thotë se “brenda 24 orëve” do të nxjerrë “dëshmi për vrasjen brutale” të njërit prej terroristëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dalë me një video të cilën e ka publikuar në rrjetin e tij në Instagram ku pretendon se “brenda 24 orëve” do të dalin me “disa dëshmi të dëshmitarëve në vend të ngjarjes” se gjoja se “së paku njëri” nga terroristët është vrarë, siç pretendon ai, “edhe pasi është dorëzuar”.

“Përpjekjet për të mos bërë zë se si u vranë serbët nuk do të kenë sukses dhe nuk do të kalojnë, prandaj edhe po ju informoj se brenda 24 orëve do të jeni në gjendje ta dëgjoni dhe shihni. Kemi deklarata të dëshmitarëve, njerëz që ishin në vend të ngjarjes dhe kanë parë se si së paku njëri nga të plagosurit ishte vrarë, brutalisht. Dhe Serbia nuk do të qetësohet derisa e vërteta e plotë të dihet, sepse jetët e serbëve nuk janë më pak të vlefshme se jetët e të tjerëve”, ka thënë Vuçiq në videon e tij.