Presidenti serb

Vuçiq “çmendet”, e fyen rëndë greken Bakoyannis pas rekomandimit që Kosova të anëtarësohet në KiE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka kritikuar raportuesen për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannisin.

Sipas tij, ajo e ka ndryshuar mendimin e saj, për pranimin e Kosovës në këtë institucion. Ai shkon edhe më tej duke thënë se ajo ka ndërruar mendje “pas një telefonate të pranuar”.

“Ajo u pendua prapritmas nga të qenit e prerë dhe e fortë. Asaj gjithashtu iu kujtua që Asociacioni nuk është i rëndësishëm. E di shumë mirë se kush të ka dhënë urdhër që të dorëzohesh nga principet tua. Turp të qoftë. Vetëm disa njerëz kanë kurriz në arenën ndërkombëtare dhe disa nuk ka asgjë”, ka thënë Vuçiq në paraqitjen e tij.

Ndër të tjera presidenti serb ka thënë se situata gjeopolitike është duke i kushtuar shtrenjtë Serbisë.