Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia është mbështetur për muri dhe ka pyetur “çfarë do të ndodh më 15 dhjetor kur kokat e nxehura të nisen drejt veriut të Kosovës”.

Ai në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se sjellë lajme të këqija dhe se shqiptarët as pas vizitës së Johannes Hahnit në Prishtinë as nuk do të dëgjojnë për heqjen e taksës.

Siç ka thënë, lajmi i parë i keq është që Prishtina ka refuzuar që ta heqë taksën derisa Serbia mos ta pranojë pavarësinë e Kosovës, transmeton Ballkani.info.

“Lajmi i dytë i keq është që shqiptarët kanë paralajmëruar formimin e Ushtrisë më 14 dhjetor. Johannes Hahn ka qenë në mëdyshje kur bëhet fjalë për taksën që e ka vënë Kosova, ata kanë thënë se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës. Serbia nuk dëshiron të bisedojë kështu. Ajo që është problem, është fakti se çfarë do të bëjmë më 15 dhjetor apo 15 janar kur disa kokave të nxehura t’iu bie ndërmend që ta dërgojnë ushtrinë në veri të Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo e dërgon rajonin në shkallën më të lartë të rrezikshmërisë.

“Nuk dua ta them asnjë fjalë kur bëhet fjalë për qëllimet, por frikësohem se të gjithë neve po na vënë para aktit të kryer”, ka shtuar ai.

Kosova do të votojë më 14 dhjetor formimin zyrtar të Ushtrisë së Kosovës. /Ballkani.info/