“Autoritetet e Kosovës presin të shfrytëzojnë mundësinë e tyre në këtë periudhë para luftës në të cilën ndodhet bota dhe të fitojnë shumicën e vendeve të NATO-s dhe Evropës kundër Serbisë, por autoritetet serbe nuk do t’ua japin atyre këtë mundësi”. Kështu tha sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke udhëtuar me trenin e shpejtë Subotica-Novi Sad.

Ai tutje shtoi se “askush nuk i dëgjon më akuzat e Osmanit, por persekutimi i popullit serb në Kosovë është real”, transmeton Ballkani.info.

“Askush nuk e beson dhe nuk e dëgjon më”, kështu iu përgjigj ai komenteve të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani se Serbia përdor taktika destabilizuese dhe se siguria e Evropës varet nga Ballkani Perëndimor.

Osmani e tha këtë një ditë më parë në Samitin e Udhëheqësve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në kryeqytetin danez, një ngjarje në të cilën mori pjesë edhe Vuçiq.

“Tani që gënjyen me ato dronë, njerëzit qeshin me ta. Mund të gënjesh një herë, dy herë, herën e tretë nuk mund të gënjesh askënd. Më besoni, askush nuk e dëgjon më këtë. Absolutisht askush. Nuk ka ndonjë filozofi të madhe atje, por ata do të vazhdojnë me persekutimin”, u tha Vuçiq ekipeve mediatike që e shoqëronin në tren nga Novi Sadi në Suboticë.

Dhe kur bëhet fjalë për persekutimin – ai përmend “si persekutimin e tentuar ashtu edhe atë aktual të popullit serb”, sepse “ata” – “nuk mund të kenë asnjë politikë tjetër”.

“Dhe me provokimet, duke pritur që ata ta përdorin këtë kohë, kohën e paraluftës, unë po flas hapur për këtë, sepse e di që lufta po vjen, kështu që në këtë kohë të paraluftës, që ata të përdorin mundësinë e tyre dhe se kanë shumicën e vendeve të NATO-s dhe Evropës kundër Serbisë – ne nuk do t’u japim atyre atë mundësi”, tha ai. /Ballkani.info/