Presidenti i Serbisë

Vucic për Gjermaninë dhe Lajcakun: Po kërkojnë ta njohim Kosovën, por nuk do ta bëjmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka zbuluar për mediet serbe se Gjermania dhe përfaqësuesi i BE’së, po i kërkojnë ta njohin Kosovën si shteti i pavarur dhe sovran.

Vucic duke folur para zgjedhjeve në Serbi, ai është prononcuar sërish për çështjen me Kosovën dhe dialogun përfundimtar ku do të përfundojë me një marrëveshje finale mes dy vendeve.

Në një intervistë për mediumin serb “TV Prva”, Vucic ka deklaruar se përfaqësuesi special i BE’së, Miroslav Lajcak dhe i Ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Maas  është të njihet Kosova si shtet të pavarur.

Por, natyrisht duke parë zgjedhjet në Serbi dhe frymën nacionale atje, Vucic po shprehet se Serbia ‘nuk dëshiron’.

“Qëllimi i tyre është që Serbia ta njohë plotësisht Kosovën si shtet të pavarur, gjë që natyrisht nuk duam. Edhe Lajçak (i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe Mas (ministri gjerman i Punëve të Jashtme). Provojeni, unë nuk do të marr pjesë në tregimet tuaja”, theksoi Vucic.

Kujtojmë se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë të qartë Serbisë se marrëveshja përfundon me njohjen e pavarësisë së Kosovës.