Vrsaljko mungon 15 deri në 20 ditë

Mbrojtësi kroat Sime Vrsaljko la fushën i dëmtuar në “Wembley”, kur përfaqësuesja e tij po përballej me Anglinë, ndërsa dje janë kryer edhe ekzaminimet e para për të përcaktuar shkallën e lëndimit.

Ndonëse nuk bëhet fjalë për një dëmtim shqetësues, mjekët e Interit kanë konfirmuar se mbrojtësi i djathtë nuk do të mund të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës ndaj Frosinones.

Gjithashtu në dyshim është edhe prezenca e tij në ndeshjen e mesjavës së ardhshme, sërish në “Wembley”, por këtë herë përballë Tottenhamit, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Mjekët zikaltër po përpiqen ta rikuperojnë futbollistin sa më shpejt të jetë e mundur, por pa kërkuar të rrezikojnë, pasi në atë pozicion është tashmë i gatshëm edhe mbrojtësi tjetër Danilo D’ambrosio.