Vritet shtatzëna dhe djali i saj pesëvjeçar, shkon në 36 numri i të vdekurve në Gaza

Sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës ishin më të rënda që nga fillimi i operacionit të së hënës, duke goditur disa stacione policie.

Al Jazeera raporton se numri i të vdekurve nga sulmet izraelite është rritur në 36 dhe 250 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e fundit raportohet se është vrarë edhe një grua shtatzënë dhe djali i saj pesëvjeçar derisa ishin në shtëpinë e tyre në Tel al-Hawa, një lagje në pjesën jugore të Gazës.

Vdekja e gruas, e identifikuar vetëm si Reem dhe djali i saj, Zaid, u raportua në mediat sociale nga vëllai i saj, Ahmed Saad.