Vritet me armë zjarri 45-vjeçari në Peqin, trupi i pajetë gjendet afër lumit Shkumbin

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në lagjen Çezmë në Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin.

Policia bën me dije se është gjetur i pajetë një shtetas rreth 45-vjeç, ende i paidentifikuar.

Nisur nga vendi ku është gjetur trupi i pajetë ka dyshime se viktima mund të jetë vrarë diku tjetër dhe më pas është zhvendosur në afërsi të lumit Shkumbin, zonë e pamonitoruar nga kamerat dhe ndriçimi.

Sipas këqyrjes paraprake, hetuesit kanë dyshime se viktima mund të jetë zhvendosur nga autori/autorët mbrëmjen e djeshme.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës. /Euronews.al/