Vritet djali i një polici VIDEO

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Peqin ku një 23 vjeçar është vrarë me armë zjarri.

Viktima bëhet me dije se është Anti Zylyfi, 23 vjeç, teksa i plagosur ka mbetur edhe një tjetër i ri i cili është në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Përparim. Viktima bëhet me dije se është djali i një polici burgu.

Autorët kanë qëlluar nga një mjet në drejtim të të rinjve dhe janë larguar me shpejtësi, viktima sapo ishte kthyer nga emigrimi, shkruan Top Channel.