Vritet dhe hidhet në ferra gruaja. Pamjet e para nga vendngjarja

Banorët e kodrave të liqenit të Sharrës pranë Tiranës janë alarmuar sot kur kanë gjetur pranë banesave të tyre një grua të pajetë.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor se trupi i viktimës është gjetur përmbys dhe e veshur lehtë, jo me xhup, çka ka ngjallur dyshimet se gruaja është vrarë në ambient të brendshëm dhe më pas është hedhur në kodrat e liqenit të Sharrës.


Dyshohet se gruaja ka vdekur jo më larg se 24 orët e fundit. “BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendi ku u gjet e masakruar gruaja që mendohet se është rreth 45 vjeçe.