Vritet 17-vjeçari kosovar në Francë, qytetarët marshojnë në sheshin ku ndodhi krimi

Gazeta franceze ‘Lest Republicain’, raporton për vrasjen e kosovarit Lemirant Fazliu, dje pranë sheshit Planoise në Besançon të Francës transmeton sinjali.

Sinjalizuesit raportojnë se viktima është 17-vjeçar me prejardhje nga Komuna e Shtimës.

Më tej, gazeta franceze shkruan se në shenjë solidariteti për familjen e kosovarit të vrarë, sot marshuan rreth 300 persona nëpër rrugët pranë këtij sheshi.

Nuk raportohet nëse autoritetet franceze kanë arritur të arrestojnë autorët e krimit.