Vrau ish- bashkëshorten gjyqtare, burg përjetë Fadil Kasemit

Gjykata për Krime të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm, Fadil Kasemin.

Kasemi vrau bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildeze Hafizi.

Gjatë seancës së sotme, mbrojtja pretendoi rrëzimin e akuzës së rrëmbimit, ndërsa pranoi akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje, dhe kërkoi lehtësimin e masës së dënimit.

Në fund, avokati Ilia Ilia, kërkoi nga gjykata dënimin e Kasemit në një total prej 25 vite.

Gjatë fjalës së tij, Kasemi tha se ishte penduar për krimin, ndërsa kërkoi që në argumentimin e vendimit të merreshin parasysh edhe arsyet që e kishin çuar që ai të kryente vrasjen.

Mbi Kasemin rëndojnë tre akuza, “vrasje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “rrëmbim dhe mbajtje peng personi”. Krimi i rëndë u shënua me 31 gusht 2017 pranë shtëpisë ku banonte Fildesi, dy fëmijët dhe prindërit e saj të moshuar.

Fildese Hafizi u qëllua për vdekje në automjetin e saj me dy plumba nga ish bashkeshorti Fadil Kasemi me të cilin kishtë më shumë se dy vjet që ishte divorcuar.

Sipas akuzës i pandehuri e kishte kercënuar gjyqtaren edhe më herët publikisht me armë, në prani edhe të fëmijëve të tyre.