Takimi

Vrasjet e dy grave: Nis takimi i Haxhiut me Sveçlën, u.d të kryeprokurorit dhe drejtorin e Policisë

Ka nisur takimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu me ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit dhe Drejtorin e Policisë së Kosovë.

Takimin ajo e parlajmëroi më herët përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Për këtë gjë sot kam ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, u.d Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe po ashtu në një takim tjerër edhe mbledhjen e grupit ndërministror.” – ka thënë ajo.