Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Rahovec.

Sipas viktimave, dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Tutje sipas tyre, thuhet se të dyshuarit ishin të maskuar dhe me uniforma ushtarake.

“Dy meshkuj kosovarë, kanë njoftuar  se derisa ishin duke bartur dru, në drejtim të tyre kanë shtënë me armë dy persona të panjohur, të maskuar  dhe të veshur me uniforma ushtarake. Njësitë policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 7 gëzhoja të kalibrit 7.62mm. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.