Vrasje në Malësi të Dukagjinit

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur, pak minuta më parë, në Shosh të Malësisë së Dukagjinit.

Viktima është identifikuar si Lazër (Pjetrushi) Arraj, 55 vjeçar, banues në Palaj, ndërsa identiteti i autorit nuk bëhet ende me dije.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë një konflikt i çastit, shkruan Top Channel.

Për shkak të distancës së largët nga Shkodra, do të duhet së paku disa orë që policia të mbërrijë në vendin e ngjarjes.

loading…