Vrasje dhe vetëvrasje, policia jep detaje të tjera për ngjarjen në “Emshir”

Hetimet për vdekjen e dy personave në lagjen “Emshir” në Prishtinë tregojnë se bëhet fjalë për një vrasje dhe vetëvrasje.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes – kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes. Viktimat një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas kosovar, kanë humbur jetën nga plagët e marra me armë zjarri”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.