Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur sot në Vushtrri. Lidhur me këtë policia ka arrestuar dy persona si dhe ka konfiskuar një armë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve ” Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, ka thënë Zahiti. /Ballkani.info