Vrasja në Shkodër është kryer nga sportisti i njohur shqiptar, e vrau shokun e ngusht!

Sebastian Smakaj 29-vjeç bashkë me të vëllain e tij, Stjuart Smakaj janë shpallur në kërkim nga Policia për vrasjen e ish-futbollstit të Vllaznisë, Gledis Kraja.

Autori i ngjarjes është Sebastian Smakaj, i cili ka qëlluar me 14 plumba në drejtim të 23-vjeçarit. Gjatë momentit të atentatit, Smakaj ka qenë i shoqëruar nga vëllai i tij, Stjuarti.

Pas vrasjes ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë tip ‘Peugeot’ ngjyrë gri.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak metra pranë lokalit dhe picerisë që ka në pronësi familja e dy vëllezërve Smakaj.

Po kështu, dy vëllezërit dhe viktima kanë qenë shok të ngushtë.

Në vitin 2014 autori Sebastian Smakaj ka marrë titullin kampion kombëtar në Taekwondo për peshën 80 kilogramë.