Vrasja në Elbasan/ Detaje të reja nga përplasja me armë, ja gjendja e të plagosurve

Një ditë pas ngjarjes së rëndë dje në Elbasan ku mbeti i vrarë mjeku 56-vjeçar Pjerin Xhuvani, eksponent i PS, të 4 të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Raportohet se situate më e rëndë paraqitet për 32-vjeçarin Eltjon Bodinaku, dhëndri i viktimës, i cili është në terapi intensive.

Ndërkohë efektivja e forcave “Shqiponja” Xhensila Sota i është nënshtruar një operacioni në këmbë ku dhe kishte marrë plumbin.

Po kështu mbështetësit e PD që po ashtu janë plagosur Emiljan Prenga e Pavlo Vuksani janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim në spitalin e Traumës.