Vrasja me pagesë, i dyshuari pi shampanjë me Nasim Haradinajn e Hajdar Beqën (FOTO)

Në procesin gjyqësor ndaj Bekim Rajës janë sfiduar lidhjet e tij me politikën.Pas prokurores, e cila ka përmendur se i akuzuari për porositje të vrasjes me pagesë kishte rënë në përgjime duke kërkuar ndihmë nga deputeti Hajdar Beqaj, i pandehuri është sfiduar me pyetjet e radhës.

I akuzuari Bekim Raja është pyetur nga vëllai i viktimës Ferdinand Gjini, Pashku, nëse e njeh Hajdar Beqën.

“Hajdar Beqën a e njeh vetëm si deputet apo më shumë?”, pyeti Pashk Gjini. “E njoh si deputet, si krejt njerëzit. Kam pi kafe me të, ka qënë edhe në Zvicër”, u përgjigj i akuzuari. “Po Nasim Haradinajn a e njeh?”, pyeti sërish Pashk Gjini. “Kush nuk e njeh, unë e njoh”, u përgjigj Bekim Raja.

Pasi që kur prokurorja e kishte pyetur të pandehurin a e njihte Hajdar Beqën dhe ai ishte përgjigjur me “shumë pak”, vëllai i viktimës tha se Bekim Raja njihet shumë mirë me ish-deputetin e PDK-së, duke treguar një foto të bërë në jahtin e Bekim Rajës, ku ky i fundit bashkë me Hajdar Beqën e Nasim Haradinajn shihen duke pirë shampanjë.I akuzuari Raja nuk e komentoi fotografinë.Bekim Raja po akuzohet se pagoi mijëra franga zvicerane për të vrarë Ferdinand Gjinin.

Vrasja ka ndodhur në vitin 2014 në Prapaqan të Deçanit. /Kallxo.com/

loading…