Eksperti i Sigurisë Bedri Elezi, ka thënë se Xhelal Sveçla ka lidhje të ngushta me personin që kreu vrasjen në Gjilan, Mufail Shkodra, dhe se ky i fundit ka sponsorizuar VV-në në zgjedhje.
Elezi në KlanKosova deklarojë se falë miqësisë me pushtetin dorasi Mufail Shkodra dhe dy të tjerët momentalisht janë në arrati
“Unë Xhelal Sveçlen se marr seriozisht fare. Të gjithë në Gjilan e din se i dyshuari kryesor ka pas një lidhje miqësie me Xhelal Sveçlen dhe Vetëvendosjen e ka sponsorizuar në zgjedhje, prandaj i njëjti shfrytëzon rastin për ta atakuar prokurorinë. Xhelal Sveçla le ta arreston, sepse është në detyrën e tij. U bënë 24 orë vet i treti në arrati.Ka fotografi që i pa publiku në media ku shihet që i njëjti ka fotografi me Ministrin e Punëve të Brendshme, Presidenten, Kryeministrin cka do të thotë që mundësia që i njëjti të merr pjesë në evente dhe të ketë një foto kaq të afërt miqësore, i njëjti edhe këto përfitime të drejtësisë i ka bërë duke u bazuar në lidhjet që i ka me njerëzit e pushtetit”, deklaroi ai.







