Vrasja e rëndë në Gjakovë, nipi therri me thikë 3 anëtarë të familjes sa ishin në gjumë: Policia jep detaje

Një vrajse e rëndë ka ndodhur dje në Gjakovë, ku një person ka goditur me thikë tre të tjerë, e që fatkeqësisht një prej tyre ka ndërruar jetë. Siç u raportua dje, vrasësi dyshohet se është nip i familjes ku ndodhi krimi.

Personi i cili është shtetas i Shqipërisë kishte ardhur në vizitë tek halla e tij në Gjakovë, teksa dyshohet se kreu krimin teksa familjarët ishin në gjumë.

Nga kjo ngjarje, jetë ka ndërruar burri i hallës së vrasësit, kurse ajo dhe i biri ndodhen në spital.

Ndërkaq sot edhe nga policia kanë konfirmuar se rasti ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit, kur edhe dyshohet të jetë kryer vrasja e rëndë.

“Fsh. Bardhaniq, Gjakovë 07.07.2020 – 03:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. Ai i kishte goditur me thikë tri viktimat dy meshkuj dhe një femër të  gjithë kosovarë. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave mashkull në vendin e ngjarjes kishte ndërruar jetë, ndërsa dy viktimat tjera janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e qytetit, njëri edhe në QKUK.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, është bërë e ditur se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për oduksion, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.